Zgjidhje sipas nevojës

Sisteme të ndërtuara rreth mënyrës si punon organizata juaj.

Nivo nuk ofron vetëm produkte të gatshme. Ne ndërtojmë zgjidhje software që përshtaten me procesin real, rolet, të dhënat dhe objektivat e klientit.

Nga kërkesë në platformë
Custom build
Procesi hartohetIdentifikohen hapat, përdoruesit dhe të dhënat.
Modulet ndërtohenÇdo modul mbulon një pjesë konkrete të punës.
Sistemi zgjerohetMund të shtohen module të reja sipas rritjes së nevojave.
Shembuj praktikë

Çfarë mund të ndërtojmë

Këto janë shembuj zgjidhjesh që mund të përshtaten për sektorë të ndryshëm.

Platformë raportimesh operative

Raporte ditore nga stafi, evidenca, foto/dokumente, filtra, summary dhe eksport PDF/Excel.

Menaxhim klientësh dhe kërkesash

Regjistrim kërkesash, status, përgjegjës, historik, njoftime dhe dashboard për menaxhim.

Inventar dhe furnitorë

Hyrje/dalje malli, furnitorë, dokumente, gjurmim sasish dhe raporte sipas periudhave.

Portale aplikimi

Formularë online, dokumente, verifikime, status aplikimi dhe menaxhim i kërkesave.

Sisteme aprovimi

Workflow për aprovime, role, komente, njoftime dhe gjurmë të çdo vendimi.

Dashboard drejtimi

Pasqyra menaxhimi për të dhëna operative, KPI, performancë dhe raporte në kohë reale.

Përshtatje

Zgjidhja nuk duhet ta detyrojë biznesin të ndryshojë mënyrën e punës.

Sistemi duhet të ndjekë procesin real, pastaj ta bëjë atë më të qartë, më të matshëm dhe më të kontrollueshëm.

Role dhe akses sipas përgjegjësive
Forma të personalizuara për çdo proces
Raporte dhe dashboard-e sipas nevojave të menaxhimit
Eksporte, njoftime dhe automatizime të përshtatura

Keni një ide për sistem?

Na tregoni procesin që sot bëhet manualisht. Ne mund ta kthejmë në strukturë dhe plan zbatimi.

Kontaktoni